Kush është një ndër kritikët më të mëdhenj të Bes Kallakut? Rrëfehet aktori

I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bes Kallaku u ndal ndër të tjera dhe tek komentet që ka marrë për spektaklin më të ri të humorit, “Kosherja” që startoi me 14 Mars në ABC. Ai gjithashtu u shpreh se një ndër kritikët më të mëdhenj të tij, është pikërisht dhe gjyshja, të cilën e cilësoi si një “Andi Bushat” i dytë.

“Më tepër i kushtoj vëmendje thumbave, sesa t’vdektë nona për ty, na ke knaq’. Ija është një ‘Andi Bushat’ e imja në karrierën time. Është shumë e saktë, e thotë troç. Kur sulmohesh dihet se je mirë, po bën diçka të mirë. Në këtë vend fatkeqësisht nuk duhet të bësh asgjë që njerëzit të mos merren me ty, dhe në moment që bën diçka të mirë, do fillojnë të gjejnë senet e veta.

Në jetën time, kam dy gjëra ose do punosh ose do shkarkosh, do merresh me tjetrin. Kam zgjedhur të paktën të bëj diçka çfarëdo qoftë: një film, showman, një këngë. Njeriu duhet të bëjë diçka çfarëdo qoftë dhe t’i lëmë të tjerët të flasin.“, u shpreh ndër të tjera aktori në ‘ABC-ja e mëngjesit’.


Shtuar 17.03.2021 11:17