Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller, është gruaja më e pasur në botë për vitin 2022.
Me rreth 74.8 miliardë dollarë, Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke u bërë njeriu i katërmbëdhjetë më i pasur në botë.
68-vjearja u bë trashëgimtarja e L’Oreal në Francë në vitin 2017. Meyers ka shërbyer në bordin e L’Oreal që nga viti 1997 dhe së bashku me familjen e saj zotërojnë rreth 33% të aksioneve të L’Oreal.
Por Meyers është edhe presidente e fondacionit filantropik të familjes së saj, i cili inkurajon zhvillimin në shkenca dhe arte në Francë.
Së bashku, L’Oreal dhe familja Bettencourt Meyers ranë dakord të dhurojnë 226 milionë dollarë për të riparuar Katedralen e ‘Notre Dame’, pas zjarrit të prillit 2019./albeu.com