Kush është banorja më e re e BB, ish-Missi që u përfshi në “skandalin” me Arjan Çanin 14 vite më parë (VIDEO)

Ish-Miss Durrësi, Ermiona Lekbello është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ermiona është nënë e një vajze 26-vjeçare.

Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italise dhe USA-ve, prandaj me të drejtë shumë prej jush mund të jeni përballur me një personazh të panjohur.

Të lidhura

None found

Por rreth 15 vite më parë ajo përfshiu veten në një “skandal” në Zonë e Lirë ku ngacmoi Arjan Çanin dhe kërkoi në terma vulgare të shkonin në shtrat bashkë.

Por në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: “Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”.

Me karakterin e saj, Ermiona pritet të ndikojë mjaft në lojën e banorëve. /albeu.com/

Ermiona Lekbello Arjan Çani skandali

Ermiona Lekbello Arjan Çani skandali