Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Dragot Aliaj është mjaft i komentuar për jetën personale. Ai ka zbuluar se tashmë është duke u njohur me një vajzë.
Në një rrëfim që bëri tek “E diell” ai u shpreh se nuk do të largohet nga Shqipëria, siç duket arsye qenka një vajzë.
Ai u ngacmua dhe u pyet: “Kush të mban në Shqipëri?”.
“Unë një zemër kam, 1 mund t’a jap”, u përgjigj Kristi, duke nënkuptuar se ka nisur një njohje.
“Pra zemra është e zënë?”– u pyet Kristi.
“Po zihet”– tha ai.
Kristi nuk dëshiroi të ndante më shumë detaje se kush është vajza me të cilin ka nisur këtë lidhje, nëse është apo jo e njohur për publikun.