“Kush e di nëse jam babai juaj i vërtetë?” Shakaja “e hidhur” e Charles me Harryn

Libri i ri i Princit Harry “Spare” pritet të shkaktojë mjaft bujë në Pallatin Buckingham sepse përmban shumë detaje të gjithçkaje që ndodhi pas dyerve të mbyllura të pallateve dhe prapaskenave të familjes mbretërore.

Në fakt, në një pjesë të librit, Princi Harry i referohet edhe marrëdhënies që nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana, kishte me majorin James Hewitt dhe nënvizon sesi Charles III i tha me shaka:  “Kush e di nëse unë jam babai yt i vërtetë?”

Duke përshkruar incidentin e veçantë, ai tha se ndodhi kur Charles donte të tregonte një nga batutat e tij më të mira, sipas princit babai i tij është një adhurues i shakave, që kishte të bënte me vizitën e tij në një spital psikiatrik.

Kur Charles III kaloi pragun e azilit, ai takoi një të burgosur që pretendonte se ishte Princi i Uellsit.

Gjatë bisedës së tyre, mbreti aktual i Britanisë së Madhe i  tha atij se ai ishte princi.

“Ti nuk mund të jesh Princi i Uellsit, unë jam Princi i Uellsit”, citohet të ketë thënë babai i tij.

Dhe ndërsa burri e dëgjonte me vëmendje, ai përsëriti atë që thoshte Çarlsi.

Menjëherë më pas Charles, që i pëlqejnë deklaratat filozofike, vuri në dukje se  “të gjithë mund të jetojnë në botën e tyre të fantazisë” dhe më pas me shaka i tha:  “Kush e di nëse unë jam babai yt i vërtetë? Ndoshta babai yt është në Broadmoor, biri im i dashur!”

Nga ana e tij, Harry e përshkroi këtë shaka të veçantë si “shije të keqe”.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur qarkullonin zëra se babai i tij i vërtetë ishte Major Hewitt.

James Hewitt kishte një lidhje me Princeshën Diana nga viti 1986 deri në 1991. Në fakt, ngjashmëria që djali i dytë i Charles kishte me majorin ndezi pretendimet që thoshin se Duka i Sussex është fryt i dashurisë së Dianës dhe Hewitt.

Siç thekson Princi Harry, thashethemet vazhduan pavarësisht nga fakti se “nëna ime ishte takuar me Major Hewitt shumë kohë pasi linda unë”. Ai shton më tej se edhe nëse Charles kishte menduar ndonjë gjë për Hewitt “ai e mbajti atë për vete”.

“Baba, të lutem, mos u marto me Camilla-n”

“Ai iu lut babait të tij,  Charles , të mos martohej me Camilla, sepse kishte frikë se ajo do të bëhej njerka e keqe”, thotë ndër të tjera Princi Harry në një kapitull tjetër të librit të tij.

Siç pretendon Daily Mail, Duka i Sussex-it “iu lut babait të tij, më pas Princit Charles, të mos martohej me Camilla”.

Libri i Harry-t, i lançuar sot në Spanjë përpara publikimit të tij zyrtar javën e ardhshme, pohon gjithashtu se, “Jo vetëm Harry, por edhe Uilliam ‘iu lutën’ babait të tyre që të mos martohej me Camilla pas vdekjes së nënës së tyre, Princeshë Diana, nga frika se ajo do të bëhej . “njerka e keqe”./Albeu.al/


Shtuar 5.01.2023 20:53