“Kur të dilni e kuptoni a jeni për njëri-tjetrin”, Bora me një tjetër deklaratë të fortë për Donaldin dhe Beatrixin?

Bora Zemani është moderatorja që ka bërë një shqiptari të i khtejë sytë nga ajo.

Ajo shumë shpesh përmes emisioneve të Për’puthen ka përçuar mesazhe drejt Donaldit.

Edhe sot ajo përmes emisionit ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë. Ajo ju është drejtuar konkurentëve se nuk mund të arrijnë siguri të plotë ndaj njëri tjetrit derisa janë brenda programit.

Moderatorja e emisionit është shprehur se aty kurrë nuk do jenë të sigurt.

“Mendoj që brenda këtij programi kurrë nuk mund të arrini siguri 100%. Këtu ju njiheni, kuptoni që keni ndjesi, simpati, gjithçka tjetër. Në momentin që dilni dhe e shijoni lidhjen tuaj, vetem aty e kuptoni nëse jeni për njëri-tjetrin, brenda këtij presioni asnjëri prej jush nuk është i aftë të kuptojë se gjithçka është mirë”, tha Zemani, e cila u duartrokit nga të gjithë.

Donaldi i ka dhënë fund marrëdhënies me Borën dhe ka filluar një të re brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP me Beatrixin.

Ky raport u diskutua aq shumë në të gjithë shqiptarin anë e mbanë.


Shtuar 21.12.2021 20:36