Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar, sepse ajo që para pak muajsh, njihej si “fotografja”, vajza që i mori zemrën Princ Lekës.
Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin, ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.
Por së fundmi, ajo ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram”, poezinë “Në mundsh…”, të interpretuar nga Reshat Arbana.
Me këtë poezi që konsiderohet “Himni i jetës”, Blerta duket se del kokëlartë përballë gjithë paragjykimeve të publikut.
Ajo ka marrë gjithashtu, edhe mbështetjen e Princit i cili i ka komentuar një emoji “?”
View this post on Instagram