Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Turjan Hysko dhe Orinda Huta, na prezantuan pak pas lindjes thesarin e familjes, Atarën, që e kishin dëshiruar dhe pritur aq gjatë.
Që prej datës 15 korrik gjithçka rrotullet rreth saj, kështu që është normale që edhe postimet në Instagram t’i dedikohen të voglës së familjes, e cila i ka bërë të gjithë të dashurohen me pamjen e saj të ëmbël.
Mirëpo, një dilemë që i tundon të gjithë është nëse Atara i ngjan më shumë mami Orindës apo babi Turit. Ka qenë moderatorja që ka publikuar ditën e sotme një foto të sajën nga fëmijëria dhe shihet një ngjashmëri shumë e madhe me të bijën.
“Kur më thonë jam fiks si babi, qesh shumë me mamin”, ka shkruar Orinda krah fotos që ka sjellë reagimin e Turit, i cili u ka kërkuar ndjekësve t’i thonë të gjithë se Atara i ngjan të ëmës.