Aktorja e njohur e skenës shqiptare Eva Alikaj ka sot ditëlindjen dhe bën 62-vjeç. Padyshim që roli i jetës së saj me të cilën shqiptarët do ta identifikojnë gjithmonë është Elsa, te “Pallati 176”. Eva Alika ka dhënë mjaft shumë nga vetja për kinematografinë shqiptare ndër vite.
Kujtojmë se pak javë më parë, aktorja Alikaj u bë pjesë e reality shoë-t më me zë të momentit, Big Brother VIP. Por kjo eksperiencë nuk shkoi aq mirë se akorja mund ta kishte menduar.
Eva Alikaj u përjashtua nga BBV pas thyerjes së rregullave kryesore të programit.
“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja në reagimin e saj të vetëm dhe pas tij ajo nuk u shfaq më as në stuio televizive dhe as në rrjete sociale.
Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.
Eva, në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në filma, me rolin Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988). Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), Edlira në “Stolat në park” (1988). Ajo është bërë popullore për rolin komik të Elsës në komedinë “Pallati 176”./albeu.com/