“Ku jeton dot një familje me 500 mijë lekë?” Fermerët flasin për vështirësitë ekonomike në Shqipëri: Sa merr rrogën, shkon tek dyqani i lagjes dhe pyet sa lekë borxh kam

Fermerët kanë biseduar për rrogat dhe vështirësitë ekonomike që hasin familjet shqiptare.

Albano ka thënë se sapo njerëzit marrin rrogat shkojnë tek dyqani i lagjes për të paguar borxhet.

Të njëjtin mendim me të ka ndarë edhe Valeri me Renisin, të cilët janë shprehur se rrogat janë të ulta dhe familjet me vështirësi përballojnë shpenzimet e tyre.

Pjesë nga biseda:

Albano: Sa merr rrogën, shkon tek dyqani i lagjes dhe pyet sa lekë borxh kam. Duhet të laj borxhet, se ku jeton një familje me 50,000 lekë.

Valeri: Ka shumë familje me një rrogë.

Albano: E zejmë se janë me dy rroga dhe gruaja me 30,000 lekë, se ku jeton dot një familje, i bie 720 lekë në ditë për person.

Floriani: Dhe thojnë pastaj pse ikën, po ikën se një jetë ka njeriu.


Shtuar 5.04.2024 20:14

Tags: