Krizë në çiftin Mbretëror? Princ Leka shton dyshimet me veprimin ndaj Elia Zaharisë

Pak ditë më parë, në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e 3-të të së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.

Por sot, Princ Leka ka shtuar këto dyshime për një krizë në marrëdhënien me Elian, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndite 3 ditë më parë.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime, saqë një veprim i tillë nuk mund të jetë kurrësesi një gabim apo pakujdesi.

Siç konstaton AlbEu.com Princ Leka kohët e fundit ka marrë pjesë në disa ceremoni zyrtare, gjithashtu edhe në gëzime familjare, pa Elia Zaharian. Nuk ka ndodhur më parë që Princi të marrë pjesë pa partneren e tij, në ceremoni të familjeve Mbretërore të shteteve të ndryshme./albeu.com/