Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet që të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.
Vrenozi ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke takuar familjarët e tij, ku ka vizituar edhe varret e dy prindërve të tij, përpara se të nisej për Tiranë.
Janë komentuesit që kanë nxjerrë hapur Ilir Vrenozin, teksa i urojnë fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë.
Ndërsa po ashtu në Tiranë, ai është takuar edhe me deputetin e PD-së në Korçë Fidel Kreka, i cili i ka uruar mbarësi dhe që ta marrë me qetësi këtë reality show.
Kujtojmë që Ilir Vrenozi është një nda mbështetësit më të mëdhenj në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, teksa shpesh herë nuk i ka kursyer kritikat edhe për vetë këtë forcë politike. Tashmë, duket se ai do të përjetojë nga afër edhe botën e televizionit.
“Big Brother VIP Albania 5” do të startojë të shtunën në mbrëmje nën moderimin e Ledion Liços, teksa ende nuk dihen se cilët do të jenë konkurrentët e këtij viti.
