1 javë më parë, Tea Trifoni foli publikisht për lidhjen e saj të re dhe djalin që i ka fituar zemrën. E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.
“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.
Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme ata e kanë kaluar në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre dhe pas daljes janë fotografuar bashkë të kapur për dore. Siç duket Tea ndjehet shumë komode në lidhjen e saj të re, aq sa nuk ka frikë të dalë hapur përkrah partnerit të saj, shkruan IconStyle.
Madje vetë ajo ka postuar në Instagram një foto me partnerin, ku shihet vetëm një pjesë e vogël e trupit të tij.
Nga ana tjetër nuk dihen ende detaje të tjera për lidhjen e tyre dhe ndoshta Tea do të presë që t’i zbulojë vetë pak nga pak të gjitha.