Tea nuk mban më sekrete, zbulon vetë djalin që i ka rrëmbyer zemrën (FOTO LAJM)

Tea Trifoni nuk është beqare dhe sapo e konfirmoi. Në një postim në Instagram ajo ka koleksionuar për ndjekësit dhe disa foto,  ku njëra prej tyre tregon dhe djalin që I ka marrë zemrën.

E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Edhe pse vendosi që të mos e zbulonte plotësisht portretin e tij, ajo na tregoi se është më e lumtur se kurrë me partnerin e saj.

Dyshohet se emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Téa (@tea.trifoni)


Shtuar 6.09.2021 11:27