Mbrëmja e së shtunës solli një nga ngjarjet më të veçanta muzikore të kësaj vere – koncertin madhështor të Armend Rexhepagiqit, të organizuar nga RAVE, nën patronatin e Kryeqytetit Prishtinë.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me një publik të zjarrtë, koncerti mblodhi mijëra artdashës, duke u shndërruar në një përjetim emocional për të gjithë të pranishmit.
Përveç interpretimit të këngëve më të dashura të tij, Armendi i dedikoi një moment të veçantë koncertit për një kauzë të madhe njerëzore – duke bërë thirrje për paqë dhe mirësi në mbarë botën.
Ky mesazh preku publikun dhe krijoi një ndjesi solidariteti dhe reflektimi.
Ngjarja u pasurua edhe më shumë me performancat speciale të mysafirëve të ftuar, Ronela Hajati dhe Filloreta Raçi– Fifi, të cilat u ngjitën në skenë për të interpretuar së bashku me Armendin, duke krijuar momente unike dhe të paharrueshme për publikun