Komentoi shtatzëninë e Einxhel, Dagz ka dy fjalë për Luizin

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste televizive, ish-banori i “Big Brother”, Dj Dagz, ka folur më tepër rreth marrëdhënies së tij me fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejlli, ku dhe shpjegoi arsyen pse e fshiu prej rrjeteve sociale.

Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye, ai është larguar nga Luizi.

Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.

“Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë!”, – u shpreh ai.

 


Shtuar 13.01.2024 10:39

Tags: ,