Klea Huta uron të birin për ditëlindje, reagimi i Krid-it prek gjithë rrjetin (VIDEO)

Në shtëpinë e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ka festë ditën e sotme. Djali i tyre, Krid bën dy vjeç. Artistja ka ndarë disa nga momentet më të bukura që nga ardhja në jetë e vogëlushit ndërsa është shprehur se ka përjetuar dy vitet më të lumtura të jetës së saj.

“Koha po fluturon dhe ti po rritesh çdo ditë. Biri i mamës. Dy vitet më të lumtura të jetës time. Se mbaj mend si kam jetuar më parë. S’e mbaj mend veten pa ty. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i lirë. Unë do të jem gjithë jetën engjëlli yt mbrojtës.

Do të jetoj për ty deri në frymën time të fundit. Të dua Krid. Edhe 100 shpirti i shpirtit tim!, ka shkruar Klea krahas videove. Më pas, Klea ka ndarë dhe një tjetër video ku shihet vogëlushi i përlotur pas videos që ka ndarë Klea për të. “Reagimi i Krid kur pa videon që hodha në story”, ka shkruar ajo.

Ndërsa Elgiti ka publikuar një foto teksa përqafon të birin. Krahas imazhit, kantautori ka shkruar: “Dhe 100 shpirti i babit të dua.”