Ka shpërthyer në skenën e Eurovisionit, ashtu siç di të shpërthejë vetëm ajo në çdo skenë. Kujt nuk i ra në sy Klaudia Pepa në performancën aq të komentuar të Eurovisionit?
Por ka edhe shumë projekte të tjera që po i realizon, por edhe që ka për të realizuar në të ardhmen e afërt.
Por dje, nga “Kurthi i Piter Panit”, Klaudia zbuloi edhe më shumë për veten. Kështu, pyetjeve specifike të fëmijëve, ajo u dha përgjigje me natyrën e saj të sinqertë dhe elegante, por po me elegancë iu përgjigj edhe Alketës për pyetjen “A ka të reja nga jeta private?”: “Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina e njohur dhe me kaq duket se e mbylli këtë çështje, të cilën ajo ka dashur dhe ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë për vete.
Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia nuk kishte bërë publike asnjë histori, dhe mesa duket fillimet në jetën e saj private janë të mbara.