Në muajin tetor, këngëtari i njohur Klajdi Haruni konfirmoi për të gjithë fansat e tij lajmin se u bë baba për herë të parë.
Artisti bëri me dijë se ai dhe partnerja e tij, Orgesa, u bënë prindër të një vajze të quajtur Hea.
Ditën e sotme, Klajdi ka ndarë me 166 mijë ndjekësit e tij në Instagram, një fotografi teksa mban në krahë vogëlushen Hea, e cila sot mbush 4 muajshe.
“Nuk të dua dot më pak”, shkruan këngëtari bashkangjitur fotografisë së publikuar, ku veshur mban një bluzë, në të cilën shkruhet titulli i këngës së tij “Nuk të dua dot me pak”. Ndërkohë bukuroshja Hea, mban veshur një komplet të bardhë, sipër të cilit shkruhet “10 10”, në mes së cilës gjendet një zemër.
Në një intervistë të dhënë për “Pardon My French”, Klajdi zbuloi arsyen se pse ai dhe partnerja kanë zgjedhur emrin Hea për vajzën e tyre.
“Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean”, tha ai.