Kim vendos të largohet papritur nga ‘American Idol’

Djaloshi nga Kosova Kim, me pjesëmarrjen e tij në ‘American Idol’ bëri krenarë një Shqipëri të tërë.

Duke i mahnitur të gjithë me zërin e tij, ai kaloi fazën e parë për të shkuar në Hollywood, mirëpo pak momente më herët ai ka bërë një lajmërim teksa shprehet se është tërhequr nga gara.

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur.

Ju dua të gjithëve.”- shkruan ai.

View this post on Instagram

A post shared by Kimi (@urboykimi)

 


Shtuar 1.04.2024 11:15