Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. janë fotografuar për herë të parë bashkë në Las Vegas të shtunën.
Ylli i realitetit, 43 vjeç, dhe lojtari i NFL, 31 vjeç, qëndruan pranë njëri-tjetrit ndërsa po ecnin nëpër hotelin luksoz Wynn pasi morën pjesë në eventin para-Super Bowl të Fanatics.
Kardashian mbante veshur një palë xhinse ngjyrë kafe, të cilat i kombinoi me një bluzë me kurrizin jashtë dhe një kapele të zezë. Ndërsa ylli i Baltimore Ravens zgjodhi një veshje bardh e zi.
Ajo që ra në sy ishte se Kim po mundohej të fshihej poshtë kapeles së madhe, duke e mbajtur kokën poshtë.
Kjo dalje vjen disa ditë pasi një burim konfirmoi se lidhja po bëhet serioze mes dyshes.
“Kim ka qenë e lidhur romantikisht me Odell që nga vera e kaluar dhe mendoi se kishte arritur ta mbante atë të fshehtë. Ajo nuk po sheh askënd tjetër tani – të paktën jo në dijeninë e miqve të saj të ngushtë”, tha një burim për Daily Mail.Burimi gjithashtu vuri në dukje se dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre private, në mënyrë që të respektojnë djalin e tij 1-vjeçar, Zydn, të cilin ai e ndan me ish të partneren, Lauren “Lolo” Wood.
Por Kim gjithashtu dëshiron ta mbrojë lidhjen e saj të re nga ish-bashkëshorti, Kanye West, në mënyrë që të mos ketë të njëjtin fund si romanca me Pete Davidson.