Edhe pse shumë e konsideronin rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” pa strategji dhe atë lojëtare jo shumë të fortë, Kiara ka lënë gjurmët e saj në format.
Dhe përtej lidhjes me Luizin, po flasim edhe për shprehjet e saj për shembull. “Më lër hapsirën time”, “Lëre të rrjedhë”, “Sinqerisht, realisht” etj.
Dhe pikërisht këto të fundit Kiara i ka vendosur në bion e saj të Instagramit pas daljes nga reality-shoë. Edhe ajo i ka marrë me sportivitet këto batuta, ironi e meme me shprehjet e saj dhe është përgjigjur në këtë mënyrë.
Sakaq, ajo ka shtuar po ashtu edhe hashtagun e famshëm “Me Luizin”. Sikurse pritej, Kiara është tanimë fansja dhe mbështetësja e tij më e madhe e madje e ka konsideruar edhe “Luani im”.