Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pak kohë më parë janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari. Lajmi u bë me dije nga vetë dyshja nëpërmjet postimeve të bëra prej tyre nëpër rrjete sociale. Që prej lindjes së Lunushit, syri i publikut është kënaqur prej pozave të saj dhe me padurim presin për fotografi të reja të Lunës.
Ndërkohë, vetëm pak më parë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit foton e vogëlushes, teksa ka shkruar:
Sa herë vendos Lunën të bëjë ‘tummy time’ e zë gjumi…
‘Tummy time’ është koha që foshnjat të shtrihen në bark për periudha të shkurtra ndërsa janë zgjuar një mënyrë e rëndësishme që ndihmon foshnjen të forcojë muskujt e qafës dhe shpatullave.
Epo duket se Kiara po has këtë vështirësi të vogël e saj, teksa atë e zë gjumi gjatë këtij ushtrimi.