Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili dhe për t’u marrë shembull! Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës së tyre, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e po ashtu janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.
Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë publikisht herë pas here. Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale.
Por vera duket se do të bëjë bashkë ish-çiftin. Ato do të këndojnë në të njëjtën skenë në një nga klubet e natës në qytetin e Prizrenit. Ish-çifti, Nora dhe Roberti po ashtu kanë ndarë në rrjetet sociale posterin e përbashkët. Mbetet për t’u parë nëse ato do të performojnë edhe ndonjë duet së bashku.
Më herët, ka qenë Roberti që ka surprizuar ndjekësit duke treguar përkrahjen e tij për ish-bashkëshorten. Ai ka publikuar një video teksa udhëton me makinë ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën dhe nuk ia ka kursyer një tag ish-partneres.