Kërcënoi Tean dhe Zhakun? Ky është burri i tezes së Kiara Titos (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Tea Trifoni ka lëshuar akuza të forta sot kundrejt Kiara Titos. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Ndërkohë që Tea ka thënë se dëshmitare ka qenë Zhaklin Lekatari, ndonse duket se Zhaklina e ka aprovuar këtë duke treguar se është e vërtetë kërcënimi që i është bërë Teas. Në një faqe Instagrami (foto më poshtë) që kanë shkruajtur për këtë kërcënim, Zhaklina ka komentuar: True! (E vërtetë)

Ndërkohë, burrin e tezes së Kiarës na e prezanton kryetari i bashkisë, në foton mëposhtë./albeu.com/