Nënë e bir në shtëpinë e “Vëllait të Madh”! Kjo dhe ka qenë një ndër suprizat e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.
Këngëtarja shqiptare, Gili, një ndër zërat më të dashur për shqiptarët ka vendosur që të futet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por, ajo nuk do futet vetë, por pikërisht me djalin e saj, Redonin.
Gili dhe Redoni do të jenë një konkurrent i vetëm dhe do të “luftojnë” përballë konkurrentëve të tjerë për të fituar çmimin e madh.
“Unë kur kam Redonin afër e kam të gjithë botën ngat”, tha Gili, pas performancës “Xixëllonja” e cila kësaj here erdhi dhe me zërin e Redonit.