Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka folur për herë të parë publikisht lidhur me projektin e saj më të ri muzikor dhe të shumëkomentuar, këngën “Jetë”.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Egli nuk pranoi të jepte një emër konkret se kujt i dedikohen ato vargje, ndërsa u shpreh se ëndrra e saj më e madhe ka qenë muzika dhe përpara se të futej në BBVA, ka pasur disa projekte muzikore të bëra gati.
Kujtojmë që publiku është mjaft i bindur se kënga është një dedikim për Gjestin, partnerin e saj brenda shtëpisë së famshme, ndërsa nëse janë bashkë apo dhe jashtë saj, kjo vijon të mbetet një mister.
“Pikë së pari, sa i përket kinematografisë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë.
Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.
Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë veten tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”-u shpreh Egli.