Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të paguara të momentit dhe artistja vijon të jetë shumë aktive me koncertet e saj muzikore.
Ndërkohë që njihet për disa hite muzikore, mesa duket këngëtarja ka preferuar që në një prej koncerteve të saj, të eksperimentojë, duke kënduar këngën popullore, “Tumankuqe”.
Video në të cilën Xhensila shfaqet duke kënduar këngën popullore është bërë shumë virale dhe nuk kanë munguar kritikat nga ana e përdoruesve të rrjeteve sociale.
“Prandaj nuk bëhemi ne shqipet, se duam t’i bëjmë të gjitha. Nuk bëjmë atë që dimë më mirë”, shkruan një përdorues i rrjetit social Instagram.
“Mos ja prek bukurinë kësaj kënge të vjetër çame ……kjo nuk di të këndojë“, shton një tjetër.