Kemi dasmë VIP! Armina Mevlani: Po e nuk bëra këtë vit, nuk do ta bëj fare

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar Lorna Hysi këngëtarja me pasionin për astrologjinë. Ajo me kërkesë të moderatoreve u ka lexuar atyre nga një letër Tarot, por surpriza ishte pikërisht Armina.

Lorna është shprehur se do të ndodhin ndryshime rrënjësore në jetën e saj, nuk mund të jenë negative por mund të jenë edhe pozitive si për shembull ndryshim statusi.

“Dasma që kam tre vite që them, e po nuk e bëra e këtë vit nuk do ta bëj fare”, ka thënë Armina duke qeshur, ku më tej Dalina është shprehur se nëse nuk e bën ajo do t’ia organizojnë ceremoninë në emision.


Shtuar 26.01.2022 22:52