Artisti Robert Aliaj së fundmi ka reaguar lidhur me situatat brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku një nga banorët është edhe djali i tij, Kristi.
Ai ka folur për situatën e krijuar nga modelja Kejvina Kthella, e cila nisi ngacmimet ndaj tij, duke i kërkuar të flenë bashkë në një shtrat.
Roberti tha se Kristit i është bërë një presion psikologjik nga vajzat, të cilat e kanë ngacmuar.
“Është e qartë, ajo që është e rëndësishme dua ta bëj të qartë për partizanët e mbrojtjes se shpesh ka pasur përqasje sikur po e mbroj unë Kristin. Kristi më mbron mua se unë e kam edukuar vetë e kam bërë të aftë për ta përballuar jetën e vet vetë, Kristi i ka kaluar dhe shumë dimensione të miat.
Unë ndihmohem nga djali im se shumë përgjigje të pyetjeve të mia i marr nga Kristi. E thashë për tu pozicionuar se o do flas si baba o si analist për situatën aty brenda.
Kristi është vënë në pozitë të vështirë është shumë e vërtetë. Një provokim shumë i rëndë, nëse një djalë do ia bënte këtë një vajze e do i kërkonte publikisht me imponim që unë do fle me ty patjeter, ju nuk e kuptoni që në kokën e një djali është një presion psikologjik që mund të ketë e pasoja te ai djalë nëse ai nuk do reagojë. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje”, tha Roberti në “Shqipëria Live.