Keisi dhe Stresi i kërkojnë “llogari” njëri-tjetrit publikisht  

Historia e Stresit dhe Keisit mund të themi se është një nga më të bukrurat e shoëbizit shqiptar, që i ka rezistuar çdo pengesë.

Shpesh herë historia e dyshes është quajtur “telenovelë” pas ata kanë bërë publike çdo krijse në marrëdhënien e tyre apo ndarje.

Ishte Keisi ajo që nisi të fliste për dashurinë në InstaStory, ndërsa më pas iu përgjigj edhe pyetjeve për Arkimedin. “Sa vite mund të durojnë lidhjet në distancë?”, e pyesin Keisin. “Për personin e zemrës unë duroj një jetë, por s’është normale. Një çift duhet të gjejë mënyrën të bashkohet.”, shkruan ajo, duke bërë të lindin dyshimet e para se ajo dhe Stresi vazhdojnë të jenë bashkë.

Ndërkohë që pyetjet nuk mabruan me kaq! “A ke pas qejf që të ra burri nga Tropoja, dmth Stresi?”, e pyet një tjetër, ndërsa Keisi i përgjigjet pa mohuar aspak faktin që vazhdon ta ketë bashkëshort! “Unë s’është se kam ditur shumë për të në fillim, ishte si dashuri me shikim të parë. Kam qenë e re, e turpshme, e doja pa e ditur akoma çfarë ishte dashuria dhe që po e ndjeja. Për Tropojën nuk dija shumë, thjesht m’kishin thënë larg meshkujve nga Tropoja si shaka një herë dhe kisha parë filmin “Taken”. Më pas e njoha Tropojën dhe tani normal është diçka që më pëlqen, pasi Tropoja është vend i bukur dhe me shumë vlera.”, shkruan Keisi.

“A ke account fals për me pa çfarë bën Arkimedi? ”-, pyet dikush tjetër, ndërsa Keisi e pranoi hapur: “Normal pff. Se me hy n’live të tij unë, shifni BKC ju, ehe sy t’mprehtë keni”.

Përgjigjen e Keisit e ka ripostuar edhe Stresi krejt papritur, megjithëse nuk ndiqen në rrjete sociale. “Qetësohu o bishë se s’kam nevojë për fallco unë me ty. Jam e drejtpërdrejtë. Vetë m’ke thënë mos hy n’live me emrin tënd, unë gjeta zgjidhje”, shpjegohet ajo.

Por, pse nuk ndiqen në Instagram? Për këtë përgjigjet Stresi: “Pres t’më bëjë, që t’ia kthej back.”, shkruan ai duke qeshur. Gjithashtu, dikush e ngacmoi Keisin për faktin që bashkëshorti i saj i përgjigjet adresave të tjera në Snapchat, ndërsa partnera e reperit ia tregoi vendin./albeu.com/

Shtuar 19.03.2021 01:03