KATY PERRY: JAM E LËNDUAR! Këngëtarja reagon ndaj kritikave për udhëtimin në hapësirë: Do të vazhdoj përpara

Pas një fluturimi simbolik në hapësirë me Blue Origin, këngëtarja e njohur Katy Perry është përballur me një valë kritikash në internet.

E prekur nga kjo dhunë virtual këngëtarja ka reaguar duke pranuar se ndihet e rrahur dhe shuëm e lënduar nga kaq shumë negativitete. Në të njëjtën kohë këngëtarja  siguroi fansat se është mirë dhe do të vazhdojë të shikojë drejt dritës.

Komentet e saj erdhën pasi fansat paguan për një billboard në Nju Jork për të treguar mbështetjen e tyre përparapara turneut të saj botëror.

Duke iu përgjigjur një llogarie fansash që postoi një video të billboard-it, Perry tha se ishte “shumë mirënjohëse” për fansat e saj, duke shtuar se ata ishin “së bashku në këtë udhëtim të bukur dhe të egër”.

Perry, një nga ikonat e muzikës pop në dy dekadat e fundit, sapo ka nisur një turne botëror që do të zgjasë deri në fund të vitit. Ajo thotë se do të vazhdojë “të shikojë drejt dritës”, përkundër çdo pengese.

Udhëtimi 11-minutësh me pesë gra të tjera, që duhej të ishte një përvojë frymëzuese, u kthye në një valë talljesh dhe sulmesh online.

Në një botë online shpesh të ashpër dhe përçmuese, Katy Perry zgjedh të përgjigjet me dashuri dhe reflektim  duke mbetur besnike ndaj vetes dhe fansave që e mbështesin në çdo hap.


Shtuar 30.04.2025 16:29

Tags: ,