Në pritjen zyrtare të Presidentit francez Emmanuel Macron më 8 korrik, Kate Middleton bëri një dalje që nuk mund të kalonte pa u vënë re, jo vetëm për elegancën, por edhe për simbolikën.
E veshur për herë të parë me një krijim Dior, Princesha e Uellsit zgjodhi një kostum rozë të zbehtë nga koleksioni i vitit 2024, dizajnuar nga Maria Grazia Chiuri. Veshja, me linja të frymëzuara nga dizajni origjinal i Christian Dior në vitin 1947, u shoqërua me një kapele nga Jess Collett, vathët e dikurshëm të Princeshës Diana dhe një gjerdan me perla nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth.
Ky debutim i saj me Dior nuk ishte rastësi. Dior ka një histori të gjatë me familjen mbretërore britanike nga Princesha Margaret dhe Diana, deri te Meghan Markle dhe Mbretëresha Camilla.