Kate Middleton ka postuar, për herë të parë pas pak kohësh, dy fotografi të saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me Princin William , të cilat kanë një histori të fuqishme. E shohim në një takim me një vajzë 16-vjeçare , e cila siç lexojmë në mediat ndërkombëtare vuan nga një formë agresive e kancerit.
Kjo është 16-vjeçarja Liz Hatton , për të cilën Princesha e Uellsit shkroi: “ Ishte kënaqësi e madhe të takova Liz-in në Windsor sot. Një fotografe e ri, e talentuar, kreativiteti dhe forca e të ciles na frymëzoi të dyve. Faleminderit që ndani fotot dhe historinë tuaj me ne.’
Sipas BBC, mjekët i kanë dhënë Liz një jetëgjatësi prej gjashtë muajsh deri në tre vjet , kështu që ajo krijoi një listë dëshirash me foto që dëshiron të bëjë për të krijuar ” kujtime të jetës “.