Kapsolle në lokalin e Noizy-t në Durrës, ҫfarë thotë policia

Këtë të hënë, disa kapsolle janë hedhur sot në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku.

Policia ka njoftuar se për pasojë, nuk ka pasur asnjë dëm në ambientin e biznesit, por është dëmtuar vetëm një vazo lulesh.

Kujtojmë se reperi Rajku, ka qenë disa herë qendër e sulmeve mbi pronën e tij, pasi dy lokaleve të tij i është vënë flaka, fat që kohë më parë e ka pasur edhe mamaja e këngëtarit.


Shtuar 4.03.2024 11:04