Kanye West dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund romancës (FOTO LAJM)

Kanye West dhe Irina Shayk raportohet t’i kenë dhënë fund romancës së tyre të shkurtër.

Një burim ka thënë për revistën prestigjioze “People” se lidhja mes reperit dhe modeles së famshme nuk ishte asnjëherë diçka “shumë serioze”, përderisa, West këto kohë është më tepër i fokusuar në albumin e tij më të ri të titulluar “Donda”.

Burimi ka thënë po ashtu se West dhe Shayk vazhdojnë të mbesin shokë të mirë, pavarësisht marrëdhënies së mëparshme.

“Kanye ka qenë shumë i zënë me punë dhe duke kaluar kohë me katër fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë për lidhje tani për tani. Ai dhe Irina mbesin edhe më tutje miq të mirë”, ka thënë burimi.

Thashethemet për lidhjen mes West dhe Shayk ishin bërë kur ata ishin parë së bashku muaj më parë, pak kohë pas ndarjes së reperit nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian.

Ndërkohë, gjatë të premtes, ai dhe Kim janë parë për herë të parë, vetëm ata të dy së bashku, duke dalë nga një veturë dhe duke hyrë në një hotel për të drekuar.

Kjo ka ngritur dyshimet për një rikthim të mundshëm të tyre.


Shtuar 22.08.2021 16:48