Një vajzë shqiptare po konkurron në “Miss New York USA” këtë vit dhe ajo është Dorina Papraniku. Dorina ka marrë dhe mbështetjen e Bebe Rexhës, e cila ka postuar foton e saj duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.
Sipas mediave, Bebe dhe Dorina njihen me njëra-tjetrën pasi Dorina është e dashura e vëllait të Bebes.
Vajzat janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, kanë realizuar video bashkë në Tik tok e madje i kaluan pushimet bashkë.
Më poshtë ju sjellim disa foto të Dorinës, e cila është vërtet një yll dhe i urojmë fitore.