“Kam qarë gjithë natën”/ Ilnisa tregon ëndrrën e frikshme që ka parë

Mëngjesin e sotëm, Ilnisa ka treguar për Ervinin, Albin dhe Gracianon, ëndrrën që ka patën dhe që e bëri të qajë.

Graciano kthehu bisedën edhe më komike, ku e pyeti nëse pjesë e ëndrrës ishte edhe Meritoni. Ilnisa shprehet se ai nuk u shfaq në asnjë moment në ëndërr.

“Gjej veten mbi një urë, nuk e di në çfarë lartësie, duke u ngjitur si kjo shtëpia. Hip një shkallë, hip një shkallë, hip një shkallë dhe kur ul kokën poshtë më lëvizte shtëpia. Shtëpia ishte andej po unë s’zbrisja dot. Si përfundim nuk e di se çfarë ndodhi por erdhën dhe më shpëtuan nga andej. Vij rreth e rrotull shtëpisë nga ana tjetër, si përfundim arrita të futesha po me shumë vështirësi. Ato shtrigat ishin, ti nuk e ke idenë. Ishin nja 30 gra. Kam qarë gjithë natën”, tregon Ilnisa.


Shtuar 30.01.2024 13:32