“Kam harruar të buzëqesh”, një vit i vështirë, gruaja e Shpat Kasapit i kërkon falje të birit: Dua vetëm të ta shoh fytyrën

Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e Shpat Kasapit, Selvijen. Përmes një postimi në InstaStory ajo i kërkoi falje djalit të tyre që nuk ka qenë e lumtur dhe që ka harruar se si të buzëqeshë si pasojë e sfidave që ka kaluar këtë vit.

“Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh.Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”– ka shkruar ajo, ndërsa nuk ka treguar më shumë se çfarë ka ndodhur në familjen e tyre.


Shtuar 30.12.2023 22:50