Meriton Mjekqi tha në emisionin “Why?Not” në RTV Ora se gjatë karrierës së tij ka kaluar momente ku ka menduar ta lërë punën, pasi lodhja dhe vështirësitë ishin të shumta.
Megjithatë moderatori nga Kosova pohon se dashuria e publikut ka qenë shkaku që e ka bërë atë të rikthehet me ide të reja për emisionin e tij.
Meriton Mjekiqi: Kam pasur pauza të ndryshme në karrierën time. Por gjithmonë jam kthyer për shkak të publikut. Aq lodhje kam pasur sa që kam thënë “nuk po di se çfarë të bëj dhe po e lë krejt. Nuk po vazhdoj të bëj emisionin”.