Mandi Nishtulla është një emër mjaft i njohur në muzikën tallava. Këngëtari ka mbajtur edhe rekord me këngën shqiptare më të dëgjuar në YouTube.
I ftuar së fundmi në “Më Lër të Flas” ku përpos anës profesionale ka folur edhe për atë personale.
Artisti u shpreh se fiton rreth 40 mijë euro në muaj nga klikimet. Mandi gjithashtu bëri një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua në Shqipëri. Ai tha se ka 4 gra dhe 12 fëmijë.
“A je i kënaqur me 40 mijë euro, më e pakta në muaj?”, u pyet këngëtari.
“Jo, e di pse? Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai.
“Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet. Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra,”-tha këngëtari.