Në rrjetet e saj sociale ka me qindra postime, por kur bëhet fjalë për fotografitë apo videot personale, Rudina Magjistari e di mjaft mirë që duhen vendosur disa kufizime, pasi nuk mund të ndajë çdo gjë me çdokënd. Për këtë arsye gjatë gjithë kësaj kohe ajo i ka shfaqur publikut vetëm copëza nga Mia dhe partneri i saj, Xhaviti. Mirëpo për ta flet gjithmonë, madje edhe në ekran.
Ditën e djeshme teksa po diskutonte me të ftuarit për vendojesen e emrave të fëmijëve, ajo është rikthyer pas në kohë, thuajse 8 vite më parë, dhe ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Rudina tha se pavarësisht se gjatë muajve të fundit ndodhej në Zvicër, erdhi në Tiranë për ta lindur Mian, pasi donte “që gjithë jetën e saj ajo ta kishte Tiranën me vete”.
“Unë për shembull me emrin e vajzës time, kam pasur një click. Ngjiti menjëherë. M’u duk vërtet sikur ishte emri i saj, ishte emri më i përshtatshëm. Për mua mendoj që ishte perfekti. Kjo është personale, po meqë po rrëfeni ju, po rrëfej dhe unë. Pjesën e dytë të themi të shtatzënisë nuk e kam kaluar në Shqipëri, por kam qenë në Zvicër me bashkëshortin tim.
Isha pak më e qetë. Programin e kisha mbyllur dhe isha e lirë. Kisha mundësinë ta lindja dhe aty, se ka plot çifte që preferojnë ta lindin jashtë, ndoshta për hir të nënshtetësisë etj etj. Kam ardhur vetëm këtu, sepse doja që ta lindja në Tiranë. Doja që gjithë jetën e vet në pasaportë ta kishte vendlindjen Tiranë. Jetën këtu do ta ndërtonte, por të ardhmen nuk i dihet ku do shkonte të studionte. Jeta është një e panjohur për të gjithë, por doja që lidhjen ta kishte me Tiranën, njësoj si emri, unë e kisha me vendlindjen. Kam ardhur për ta lindur vetëm që ta kishte gjithë jetën Tiranën me vete”, rrëfeu Rudina.