“Ka shumë dashuri”, ish-e dashura e Amos Zaharias flet për raportin e tyre pas ndarjes

Para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Amos Zaharia u bë kryefjalë e mediave për ndarjen nga Gigliola Haveriku me të cilën jetoi një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ecin në rrugë të ndara.

Edhe ata kanë lënë të kuptohet se kanë pasur një ndarje paqësore dhe me konsensus, veprimet e këngëtares nuk kanë kaluar pa vëmendje. Muaj më parë gjatë një interviste ajo pranoi se ishte e vështirë ta gjente veten beqare pas 6 vitesh por u shpreh se e gjitha ndodhi si një proces. Gigliola deklaroi se gëzon ende respekt dhe dashuri për aktorin.

Gigliola ka komentuar në mediat sociale shpesh personazhet e reality-showt. Dhe mes tyre edhe Dea Mishel, e cila gjatë qëndrimit të aktorit në shtëpi është përfolur për një flirt a tërheqje me të.

E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit”, Gigliola ka folur rreth raportit që ruan ende sot me Amosin pas ndarjes. Ish-banorja e “BBVKS”, u shpreh se gëzon respekt për aktorin por nuk kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.

“Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë ‘nice’”– tha Gigliola.


Shtuar 18.04.2023 14:40