“Ka shoqe Dorinën”, përgjigjja epike e Françeskës nëse e tradhton burri

Françeska Murati është pyetur mbrëmjen e kaluar nga Romeo Veshaj në lidhje me bashkëshortin e saj.

“Ke merak për Egysin jashtë tani?”, duke nënkuptuar se mos ajo ka frikë që bashkëshorti do ta tradhtojë pasi u bënë disa muaj që ajo është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Duke qeshur, Françeska fik mikrofonin që mos të dëgjohet dhe tha: “Ka shoqen e tij më të mirë Dorinën”.

“Sa budallaqe”, u shpreh Romeo, ndërsa Julian Deda shtoi:

“Mirë se e paske lënë në duar të sigurta”.

Përgjigja e Françeskës shkaktoi të qeshura tek banorët.

Kujtojmë se Françeksa ka pasur mundësi nga Kutia e Pandorës që të komunikojë me bashkëshortin e saj. Ky i fundit, i bëri të ditur se të gjithë janë mirë e se e inkurajon për rrugën e saj në “BBV”.

Modelja dhe Ergysi janë njohur kur ajo ka qenë adoleshente, jetojnë së bashku në Angli si dhe janë prindër të një djali të vogël.


Shtuar 15.05.2024 12:21