Aktorja, Monika Lubonja ka folur për momentet e përjetuara pas divorcit të saj me babain e vajzës.
Ajo e e ka përshkruar si një ferr gjatë bisedës që po bënte me Egzonën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Kam kaluar shumë momente pas divorcit, ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh Monika.
Kujtojmë që aktorja ka zbuluar më herët që ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar.
Kush është ish-bashkëshorti i Monikës, me të cilin ka dhe vajzën Tea?
Ish-bashkëshorti i ndjerë i Lubonjës quhej Genci Pasko, i cili u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera ka mbajtur edhe postin si zv. Ministër i Turizmit. Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social./albeu.com/