Në misionin e fshehtë që i kishte dhënë Vëllai i Madh, Beatrix vendosi në qendër të vëmendjes Egzonën për marrëdhënien me Donaldin ndërsa këtij të fundit i tha se moderatorja e kishte qejf.
Këngëtarja bëri akuza të forta kundër saj në lidhje me Donaldin, i cili më pas edhe ai u përfshi në misionin sekret. Në momentin që “Vëllai i Madh” u tha që të tregonin se e gjitha ishte një lojë, Egzona shpërtheu në lot.
Lidhur me këtë situatë mjaft të vështirë për moderatoren, ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi me të motrën, ku bashkëngjitur me të shkruan: “Bëhu e fortë motrushi jem”.