Donaldi, Romeo dhe Aleksia Peleshi ndodhen me pushime në Barcelonë. Fotot nga i njëjti vend që publikuan Romeo dhe Alekisa në të njëjtën ditë bënë xhiron e rrjetit, por vetëm pak ditë më vonë një video e Romeos teksa puthej me një vajzë bjonde në Barcelonë bëri namin.
U vu në dyshim nëse djali në fjalë ishte Romeo apo vëllai i tij binjak, Donaldi pasi të gjithë e dinin se aktori po pushon me të dashurën e tij, Aleksian. Dyshimet nuk zgjatën shumë, pasi Donaldi “dora vetë”, konfirmoi zërat se nuk ishte ai në videon e publikuar, por i vëllai dhe kjo mund të vërtetohej farë lehtë nga tatuazhet në këmbë.
Për keto ngjarje, vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi ka reaguar pak minuta më parë.
“Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzion kot se me mbytet me këto aludime. Çdo histori ka pas një prapavijë. Është çdo gjë ne rregull”, shkruan Aleksia duke shtuar kuriozitetin e ndjekesve per historine./albeu.com/