Krisanthi Kotmillo lindi në Korçe më 22 mars 1930 dhe u nda nga jeta 5 vite më parë, më 2017. Regjisore montazhi, aktore në kohën e Kinostudios “Shqiperia e Re”.
Mbasi punoi per shume vjet si aktore ne Teatrin “A.Z Cajupi” te Korces, me 1 maj 1969 kaloi ne Kinostudio “Shqiperia e Re” duke mbuluar repartin e montazhit.
Mbas viteve `70-te ajo i përket stafit filmik prapa kamerave me ndonjë përjashtim në interpretim sporadik në disa filma shqiptare. Pothuajse në cdo material viziv, emri i saj është shkruar si montazhiere.
Në vitin 1971, realizoi filmin e pare artistik si regjisore montazhi, “Mengjeze lufte”.
Ajo e pervetesoi shume shpejt profesionin e montazhieres, duke realizuar nje numer te konsiderueshem dokumentaresh, kronika, kinoditar dhe filma artistike si: “Thirrja” (1971); “Yje te neteve te gjata” (1972); “Operacioni Zjarri” (1973); “Brazdat” (1973); “Shtigje lufte” (1974); “Cifti i lumtur” (1975); “Dimri i fundit” (1975); “Gunat permbi tela” (1977); “Zonja nga qyteti” (1977) film qe u nderua me cmim; “Nga mesi i erresires” (1978); “Balle per balle” (1979); “Mesonjetorja” (1979); “Njeriu i ire” (1982); “Te paftuarit” (1985); “Dhe vjen nje dite” (1986);
Filmi “Te paftuarit” eshte nderuar me Cmim ne v. 1987.
Përvec pozicionit si regjisore montazhi, ajo ka interpretuar edhe ne disa filma edhe pse role te vogla, por te misheruara me mjeshtrine e nje profesioniste. Ne v. 1953 Krisanthi Kotmillo shfaqet per here te pare ne ekran ne nje rol fare episodik por me nje emer te madh ne historine e shqiptareve, interpreton rolin e Vojsaves, nenen e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti.
Me pas ajo interpreton ne filmin “Tana” (1958), nje tjeter rol sporadik , por me rendesi per prezencen e saj ne filmin e pare, teresisht shqiptar; Kotmillo do te vazhdoi me role te dyta si tek “Gjurma” (1970); Kristina e shoqja e doktor Boroves ne “I teti ne brox” (1070); Nena e Valbones ne “Udhetim ne pranvere” (1975).
Zonja e nderuar Krisanthi Kotmillo eshte ndare nga jeta nje dite pas dates se lindjes, me 23 mars 2017. Nderim dhe respekt!