Ka luajtur te seriali “Ertugrul”, aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Hande Soral dhe İsmail Demirci janë bërë prindër për herë të parë. Çifti i aktorëve kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur me emrin Ali. Mediat turke raportojnë se aktorja lindi në një spital privat dhe se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore bashkë me djalin.

Hande dhe Ismail janë martuar në vitin 2017. Pak muaj më parë, ata zbuluan se do të bëheshin prindër të një djali dhe se do ta quanin me emrin Ali. Çifti organizoi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë ku dhe zbuluan se si do ta quanin vogëlushin. “Po vjen Ali Demirci”, shihej në një foto.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hande Soral Demirci (@handesoral)


Shtuar 1.06.2022 09:39