Ka bërë apo jo ndërhyrje në buzë? Rrëfehet Adele

Adele ka dhënë një shpjegim për meme-n virale të NBA-së dhe mohon se ka vendosur mbushës në buzët e saj. Adele e urren të qenit e famshme dhe nuk ka frikë ta tregojë këtë. Gjatë koncertit të saj “Weekends with Adele” në Las Vegas të shtunën, fituesja e Grammy foli për meme-n virale të NBA-së për fytyrën e saj.

“E di që tingëllon çmenduri, por vërtet nuk më pëlqen të jem e famshme.” shpjegoi ajo në një video të TikTok të postuar nga fansat. Unë isha vetëm atje, duke kërkuar për Michael Jordan, për të qenë e sinqertë me ju. Njerëzit me kamerë erdhën dhe më pyetën dy herë: ‘A ju pengon nëse ju filmojmë? Mund të të nxjerrim në ekran?’

Adele gjithashtu foli edhe rreth buzëve të saj, pasi shumë njerëz spekuluan se ajo i ka fryrë pas humbjes së peshës.

Unë kam buzë të mëdha në mënyrë natyrale…nuk kam nevojë për mbushës,” tha ajo. Arsyeja pse dukesha si një person tjetër ishte sepse isha e nevrikosur.”


Shtuar 20.02.2024 16:26